Politika e Privatësisë
E përditësuar së fundmi: 16 Mars 2026
1. Hyrje
IGMA Tech SH.P.K ("ne", "ynë", "neve", "tonë"), është një kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës me adresë: Dëshmorët e Kombit, 2, 40000 Mitrovicë, me numër të regjistrimit të biznesit (NUI) 812388355. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim, zbulojmë dhe mbrojmë informacionin tuaj kur vizitoni ueb-faqen tonë igma-ks.com, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
2. Të dhënat që mbledhim
Gjatë vizitës suaj në ueb-faqen tonë, ne mund të mbledhim llojet e mëposhtme të të dhënave:
- Të dhënat e identifikimit: Emri dhe mbiemri (kur dërgoni formën e kontaktit).
- Të dhënat e kontaktit: Adresa e email-it dhe numri i telefonit.
- Të dhënat teknike: Adresa IP, lloji i shfletuesit, sistemi operativ, versioni i pajisjes dhe identifikuesit online.
- Të dhënat e përdorimit: Historia e navigimit, kërkimet e produkteve dhe ndërveprimi me faqen.
3. Qëllimi i përpunimit
Ne i përdorim të dhënat tuaja për:
- Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve tona.
- Komunikimin me ju në lidhje me kërkesat tuaja.
- Analizimin e trafikut për të përmirësuar dizajnin dhe funksionalitetin.
- Sigurinë dhe parandalimin e aktiviteteve të dëmshme.
4. Baza Ligjore
Përpunimi i të dhënave tuaja bazohet në:
- Pëlqimin tuaj: Kur pranoni cookies ose dërgoni të dhëna vullnetarisht.
- Marrëdhëniet kontraktuale: Për t'ju ofruar shërbimet që keni kërkuar.
- Interesin legjitim: Për sigurinë e ueb-faqes dhe mirëmbajtjen teknike.
5. Ndarja e të dhënave
Ato mund të ndahen me ofruesit e shërbimeve tona (si Google Analytics ose ofruesit e shërbimeve të komunikimit) vetëm në masën e nevojshme për funksionimin e ueb-faqes dhe gjithmonë në përputhje me këtë politikë. Për më shumë rreth mënyrës se si Google përdor të dhënat, vizitoni Google Privacy & Terms.
6. Të drejtat tuaja
Sipas Ligjit Nr. 06/L-082, ju keni të drejtë të:
- Informoheni rreth të dhënave që keni dërguar përmes formularëve tanë.
- Tërhiqni pëlqimin tuaj për përdorimin e cookies në çdo kohë.
- Kërkoni një kopje të të dhënave tuaja që ne mbajmë në arkiva.
- Kërkoni korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja nga sistemet tona.
- Kufizoni ose kundërshtoni përpunimin e mëtutjeshëm të informacionit tuaj.
7. Sa kohë i ruajmë të dhënat?
Të dhënat tuaja ruhen për kohëzgjatjen e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përshkruara në këtë politikë, përveç nëse kërkohet një periudhë më e gjatë ruajtjeje me ligj.
8. Vegzat e palëve të treta
Faqja jonë mund të përmbajë lidhje me ueb-faqe të tjera. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e tyre të privatësisë dhe ju mbetet juve t'i rishikoni politikat e tyre.
9. Na kontaktoni
Për çdo pyetje ose ushtrim të të drejtave tuaja, na kontaktoni në:
Email: info@igma-ks.com
Tel: +383 43 500 552
